Arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

schedule10:51 - 3 Janar, 2025

schedule 10:51 - 3 Janar, 2025

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Kassavetia të Greqisë mbrëmjen e së enjtes.

Dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, ishin dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie. Megjithatë, që nga viti 2019, ata mbaheshin në Burgjet Rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë. Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

Vijojnë kërkimet për dy të arratisurit që konsiderohen të rrezikshëm për shkak të precedentëve të rëndë kriminalë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!