SARANDË– Tryeza e fundvitit ka shtuar blerjet e qytetarëve të Sarandës në tregjet e fruta perimeve. Për tregtaret situata është pozitive. Sipas tyre qytetarët po blejnë më tepër dhe çmimet nuk kanë ndryshuar, krahasuar me fillim dhjetorin. Arrat rezultojnë se janë produkti më i kërkuar nga qytetarët gjatë ditëve të fundit
Por për qytetarët çmimet janë të kripura dhe i vendosin jo pak në vështirësi për të bërë pazaret e festave.
Tregu i Krishtlindjeve ka thithur jo pak të huaj , për fundvit në Sarandë dhe kjo ka reflektuar edhe në shitjet e tregut të fruta perimeve./ abcnews.al