Dance Reality Show “T’ka mami yll” vijon me provat intensive. Çdo ditë e më tepër fëmijët po mëson me rutinën e një balerini të vërtetë. Ata kanë performuar të gjithë së bashku, por mesa duket mendimet nuk kanë qenë të njëjta.
Në një moment, Aroni është shprehur se Soarit i mungojnë disa elemente gjatë koreografisë.
“Unë mendoj që i mungon forca, siguria dhe interpretimi. Mendoj që i mungon edhe hapja”, tha ai.
Ky mendim është mbështetur edhe nga profesor Albi Nako, i cili ka theksuar se këto elemente mungojnë te të gjithë konkurentët e tjerë./ Abcnews.al