“Arnauti” i Turqisë që ka ëndërr pasaportën shqiptare: Dua të çojë në vend amanetin e gjyshes shkodrane

schedule09:10 - 24 Mars, 2022

schedule 09:10 - 24 Mars, 2022

Mustafa Uğur Gönülal është i riu turk me origjinë të largët shqiptare, që ka dëshirë të çojë deri në fund amanetin e gjyshes. Kjo e fundit ka qenë gjysmë shkodrane dhe gjysmë feriziane, edhe para se të vdiste i ka kërkuar nipit të gjejë rrënjët e tij dhe të bëhet shqiptar.

Mustafa ka kërkuar prej 10 vitesh rrënjët dhe pasi i ka gjetur ka ardhur në Shqipëri, ku ka takuar të gjithë kushërinjtë. Tashmë, i riu po kërkon nënshtetësinë shqiptare, por i kanë hapur probleme.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar gjithçka dhe ka bërë thirrje shtetit shqiptar.

“Gjyshja ime më thoshte mos harro vendlindjen tënde biri im, je shqiptar.

Më 13 mars në e-albania bëra aplikimin, më lajmëruan pas 3 muajsh dhe i pyeta pse nuk më pranuan, më thanë se ka ndryshuar ligji.  Gjyshja ime ka lindur në bashkinë e Shkodrës nuk kishte dokumenta.

Unë bëra një kërkim prej 10 vitesh dhe kam takuar kushërinjtë e mi, farefisin tim në vitin 2016. Dëshira ime ishte të gjeja rrënjët e mia dhe harxhova 10 vjet për të gjetur kushërinjtë e mi. Në fakt unë kam qenë zanafilla e kërkimit se unë e kisha amanet kërkimin e rrënjëve të familjes dhe unë jam iniciatori i fisit tim për të çuar në vend amanetin e gjyshes sonë.

Takimi i parë ka qenë Stamboll dhe komunikimi në rrjetet sociale, gjyshja komunikonte me letra, po jo gjithmonë shkonin për shkak të rrethanave”, u shpreh Mustafa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!