Blogerja e njohur dhe njëkohësisht partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka realizuar mbrëmjen e djeshme një mini-intervistë me fansat e saj në Instagram. Ajo ka marrë pyetje nga më të ndryshmet, nga palestra, lidhje me Shkëlzenin dhe deri te zgjedhjet e 25 prillit.
Mirëpo, një ndër pyetjet që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo që lidhet me ish-kryeministrin Sali Berisha, që është njëherazi dhe vjehërri i Arminës.
Kjo e fundit ka treguar se Berisha është një dëgjues shumë i mirë, si dhe mëson shumë gjëra të reja prej tij.
“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin e të tjera”, ka shkruar bukuroshja në Instastory./abcnews.al