Armiku më i madh i Putin tregon se si mund të ndalet kjo çmenduri e ‘Hitlerit’ të ri të Europës

schedule16:34 - 2 Mars, 2022

schedule 16:34 - 2 Mars, 2022

Aleksi Navalni, opozitari dhe armiku numër  një i presidentit rus Vladimir Putin,ka zbardhur ‘recetën’ se si mund të ndalet lufta që jo vetëm po shkatërron çdo ditë Ukrainën, por po kthehet në një kërcënim serioz dhe makth për gjithë Europën.

Abcnews.al referuar ‘Corriere Della Sera’ raporton se lideri i opozitës Ruse Navalni, sugjeron që populli rus të mos i ndalë në asnjë sekondë protestat në rrugë e sheshe, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të ndalur një të çmendur që  po shkatërron paqen në botë.

“Nuk mund të presësh as një ditë, as një minutë, duhet të manifestosh pafundësisht, një manifestim i vazhdueshëm. Ne duhet të jemi kundër luftës, duhet të luftojmë kundër luftës”, ka deklaruar Navalni.

Nisur nga kjo deklaratë në komentin e saj ‘Corriere Della Sera’ shkruan se arsyeja e tërbimit të Putin ndaj opozitarit Navalni lidhet direkt me frikën e numrit një të Rusisë për fundin e keq që do të ketë, duke pasur parasysh korrupsioni, trajtimi çnjerëzor ndaj kundërshtarëve madje dhe urdhra për ti eliminuar ata fizikisht, do të sillte burgosjen e ‘Carit’ të ri të Rusisë Vladimir Putin.

Madje ‘Corriere Della Sera’ duke shkuar më tej thekson se Navalni aktualisht është figura e vetme politike që mund të ngrejë popullin për të rrëzuar ‘Hitllerin’ e ri të botës.

Është karizma, është epërsia e këtij njeriu drejt atij segmenti të popullsisë më armiqësor dhe më të

“I bëj thirrje të gjithëve të dalin në rrugë dhe të luftojnë për paqen. Putini nuk është Rusi. Dhe nëse ka diçka në Rusi për të cilën mund të krenohet, janë pikërisht ata 7000 njerëz që u ndaluan sepse pa asnjë thirrje dolën në rrugë me tabelat “jo luftës”. Thuhet se ai nuk mund të ftojë askënd që nuk do të shkojë në mitingje, ndaj dhe nuk rrezikon të arrestohet. Epo, unë jam tashmë në burg, kështu që më duket se mund ta bëj. Nuk mund të presim as një ditë. Kudo që të jeni. Dilni në sheshin e qytetit tuaj çdo ditë jave në orën 19:00 dhe në orën 14:00 gjatë fundjavave dhe festave. Nëse mund të bëni një marshim, bëjeni në fundjavë. Po, ditën e parë mund të ketë më pak njerëz, dhe të dytën edhe më pak. Çdo person i arrestuar duhet të zëvendësohet nga dy të tjerë që paraqiten në vend të tij. Nëse për t’i dhënë fund luftës duhet t’i mbushim burgjet dhe kamionët me vete, do ta bëjmë. Çdo gjë ka një çmim dhe tani në pranverën e vitit 2022, dhe ne duhet ta paguajmë këtë çmim”, është mesazhi i fortë i Navalnit drejtuar qytetarëve rusë, duke e shprehur qartë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndalur luftën. /Abcnews.al/