TIRANË– Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia tha se arsenali i arsenali i armëve që u zbulua në Tiranë, dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri përmes Kosovës.
Ajo theksoi se armët e sekuestruara janë të reja e të sofistikuara.
“Bëhet fjalë për armë relativisht të reja dhe të sofistikuara, që dyshohet të jenë trafikuar në Shqipëri nga Kosova. Është zgjedhuri moment i goditjes teksa armët kanë qenë në furgon, pa shkuar te baza. Po hetohet personi i arrestuar dhe roli që ka patur.
Nisur nga lloji i armëve, ato mund të përdoren për krim të sofistikuar. U gjetën dhe uniforma të ngjashme me ato të policisë.
Armët u sekuestruan, ato po analizohen, ndërsa policia thotë se janë të reja. Por një hetim më i thelluar mund t’i çojë më tej rezultatet e këtij operacioni. Patjetër që ka pasur informacion. Besoj se janë identifikuar edhe peronat e tjerë të përfshirë”, tha ajo.
Ajo shtoi se ky është një rast i ri dhe nuk ka lidhje deri tani me grupet, të cilat janë goditur më parë në trafikimin e armëve, kryesisht nga Kosova.
“Linja e trafikimit pothuajse është e njëjtë, është nga Kosova. Pastaj linja në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nis nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ky është një rast i ri dhe nuk ka lidhje me rastet e mëparshme.”, tha ajo./abcnews.al

