Armët e Wagner-it do t’u transferohen trupave ruse

schedule18:12 - 27 Qershor, 2023

schedule 18:12 - 27 Qershor, 2023

Pajisjet e rënda ushtarake të mbajtura nga Grupi ëagner do t’u transferohen trupave ruse, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes, ndërsa Moska po lëviz për të vënë kontrollin e saj grupin mercenar rebel.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar për transferimin e pajisjeve të rënda ushtarake nga kompania private ushtarake ëagner tek njësitë e forcave të armatosura ruse”, tha të martën ministria ruse e mbrojtjes.

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim të shkurtër në fundjavë në Rusi, duke shkaktuar krizën më serioze të sigurisë në dekada dhe duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e Putin në pushtet.

Por pavarësisht peshës së rebelimit të armatosur, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë njoftoi se kishte mbyllur një çështje penale kundër ëagner që kërkonin të rrëzonin udhëheqjen ushtarake të vendit.

Të shtunën, Prigozhin anuloi një avancim drejt Moskës pasi forcat ëagner pushtuan qytetin Rostov-on-Don, dhe rrëzuan gjashtë helikopterë rusë dhe një aeroplan komandimi dhe kontrolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!