Armët bërthamore në Bjellorusi, Minsk: “Të nevojshme për t’iu përgjigjur forcimit të NATO-s”

schedule09:58 - 28 Mars, 2023

schedule 09:58 - 28 Mars, 2023

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha të martën se ishte e detyruar të vendoste armë bërthamore ruse në territorin e saj për shkak të veprimeve agresive të vendeve të NATO-s që po kërcënonin sigurinë e Bjellorusisë.

Minsk tha gjithashtu se planet, të shpallura gjatë fundjavës nga Presidenti rus Vladimir Putin, për të vendosur armë taktike bërthamore ruse në Bjellorusi nuk  bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare të mospërhapjes pasi Bjellorusia nuk do të ketë kontroll mbi armët.

“Bashkëpunimi ushtarak midis Bjellorusisë dhe Rusisë është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Trajnimi i pilotëve bjellorusë, si dhe vendosja e kokave bërthamore në territorin e Bjellorusisë si dhe aksesi në teknologjinë e duhur nuk bien ndesh me dispozitat e neneve I dhe II të traktatit të mospërhapjes së armëve bërthmaore.”

Ministria tha se ishte e detyruar të përgjigjej sepse “masat shtrënguese të njëanshme në politikë dhe ekonomi shoqërohen me rritje të potencialit ushtarak në territorin e vendeve fqinje,  anëtarë të NATO-s në afërsi të kufijve tanë.

Duke marrë parasysh këto rrethana dhe shqetësimet dhe rreziqet legjitime në fushën e sigurisë kombëtare që rrjedhin prej tyre, Bjellorusia po ndërmerr veprime të detyruara për të forcuar aftësinë e saj të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ministria gjithashtu vuri në dukje se Bjellorusia i konsideron veprimet e Perëndimit si “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të një shteti të pavarur, që synon ndryshimin e kursit gjeopolitik dhe ndryshimin e sistemit të brendshëm politik të Bjellorusisë”.

/abcnews.al