Pavarësisht armëpushimit të dakordësuar midis dy palëve luftuese, ka pas raporte për të shtëna me armë dhe bombardime në Sudan. Kjo është përpjekja e katërt për të ndalur luftimet që filluan më 15 prill, me armëpushimet e mëparshme që nuk u respektuan.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se armëpushimi 72-orësh ishte rënë dakord midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) pas 48 orësh negociatash.
Përpjekja e fundit për armëpushim filloi në mesnatë. Të paktën 459 persona kanë vdekur në konflikt deri më tani, megjithëse numri aktual mendohet të jetë shumë më i lartë.
Të dyja palët kishin konfirmuar se do të respektonin armëpushimin. Por Tagreed Abdin, e cila jeton 7 km nga qendra e Khartoum, tha se ajo mund të dëgjonte bombardimet nga shtëpia e saj të martën në mëngjes, pavarësisht marrëveshjes.
“Ka pasur bombardime dhe të shtëna me armë zjarri”, tha ajo për BBC.
“Natyrisht që armëpushimi nuk është respektuar,” shtoi ajo.
RSF ka akuzuar ushtrinë për shkeljen e armëpushimit duke “vazhduar të sulmojë Khartoum me avionë”.
/abcnews.al