Armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbetet në letër, vazhdojnë bombardimet
Marrëveshja për armëpushim mes Armenisë dhe Azerbajxhanit duket se ka mbetur vetëm në letër.
Mediat raportojnë se përleshjet shpërthyen sot midis forcave separatiste të Nagorno-Karabakut dhe ushtrisë azere në shkelje të një armëpushimi humanitar të sponsorizuar nga Rusia që nisi të shtunën.
Azerbajxhani njoftoi se pozicionet e ushtrisë ishin shënjestër e bombardimeve gjatë natës. Karabaku, i cili është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por drejtohet nga Armenët, u përgjigj se forcat e tij zmbrapsën sulmet nga ushtria azere.
On October 12, an enemy AN-2 aircraft used as a drone was hit in the eastern direction by the air defense of the Defense Army. pic.twitter.com/oLY7potv22
— Shushan Stepanyan (@ShStepanyan) October 12, 2020
Armëpushimi tashmë u godit dje kur Baku njoftoi se bombardimet ajrore të lëshuara nga një batalion armen, pas një sulmi të raketave të Armenisë kundër ndërtesës civile.
Armenia i ka mohuar të dy akuzat e bëra nga Azerbajxhani.
Armëpushimi humanitar, i cili hyri në fuqi të shtunën, u ra dakord gjatë bisedimeve në Moskë, me forcat separatiste të Nagorno-Karabakut dhe ushtrinë azere për të shlëmbyer të burgosur dhe të vdekur.
Bisedimet ishin kontakti i parë diplomatik midis dy ish republikave Sovjetike që nga shpërthimi i luftimeve në 27 shtator. Rreth 500 njerëz janë vrarë që nga ajo kohë, duke përfshirë rreth 60 civilë, por numri i vërtetë mund të jetë më i lartë pasi Baku nuk thotë se sa trupa janë vrarë. g.v/abcnews.al