Armëpushim mes Izraelit dhe Libanit/ Netanyahu: Kabineti do të miratojë marrëveshjen

schedule19:47 - 26 Nëntor, 2024

schedule 19:47 - 26 Nëntor, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paraqitur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit.

Sipas marrëveshjes, e cila pritet të aprovohet plotësisht nga kabineti ditën e nesërme, çdo përpjekje nga Hezbollah për t’u armatosur përsëri do të jetë një shkelje e marrëveshjes dhe Izraeli do të “përgjigjet rëndë” nëse ndodh kjo. Kryeministri theksoi gjithashtu se nëse Hezbollah shkel marrëveshjen, Izraeli do të godasë.

Kreu i Izraelit thotë se armëpushimi do të thotë që Izraeli nuk do të mund të rikthehet në Liban nëse do të ketë nevojë për të.

Netanyahu përfundon duke thënë: “Një marrëveshje mund të zbatohet dhe ne do ta zbatojmë atë.” /abcnews.al