Armenia tërhiqet nga Eurovisioni, shkak bëhet situata politike

schedule21:02 - 5 Mars, 2021

schedule 21:02 - 5 Mars, 2021

Transmetuesi publik i Armenisë AMPTV ka njoftuar tërheqjen për këtë vit nga Festivali Europian i muzikës, Eurovision (ESC)

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, AMPTV thotë se ngjarjet që pasuan pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Armenisë në ngjarjen e këtij viti, e kanë bërë të pamundur organizimin e festivalit në Armeni për ta zgjedhur përfaqësuesin e tyre në Eurovision

“Pas diskutimeve të kujdesshme dhe të hollësishme, Kompania e Televizionit Publik të Armenisë ka vendosur të tërhiqet nga Eurovision 2021, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit, shkurtësinë e kohës së prodhimit si dhe arsye të tjera objektive që bëjnë pjesëmarrjen e duhur të Armenisë në Eurovision të pamundur “, thuhet në deklaratën e televizionit publik armen.

Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovisionit, Martin Österdahl, u shpreh se EBU ndjen keqardhje për tërheqjen e Armenisë nga gara dhe se e kuptojnë situatën në të cilën ndodhen.

“Komuniteti i EBU-së (Bashkimi Evropian i Transmetuesve) ndjen keqardhje që AMPTV ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovisionin e këtij viti. Armenia ka një rekord të shkëlqyeshëm në Eurovision Song Contest dhe gjithmonë sjell emocione dhe shfaqje cilësore në skenë. Ne e kuptojmë arsyet e tërheqjes së tyre dhe do të na mungojë delegacioni i tyre i zellshëm dhe profesional në Roterdam. Shpresojmë shumë ta mirëpresim Armeninë përsëri në 2022”, tha Osterdahl./abcnews.al