Udhëheqësit e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë nënshkruan një marrëveshje që parashikon ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake në territorin e Nagorno –Karabakut.
“Më 9 nëntor, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Kryeministri i Armenisë Nikoll Pashinyan dhe Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin nënshkruan një deklaratë që njoftonte ndërprerjen e plotë të luftimeve’, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov në orët e para të së martës.
Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar se një forcë paqeruajtëse ruse do të vendoset përgjatë vijës së frontit në rajonin e Nago-Karabakut për të monitoruar zbatimin e armëpushimit pas marrëveshjes trepalëshe.
Putini shtoi se shpresonte që marrëveshja e nënshkruar “do të krijonte kushtet e nevojshme” për një “zgjidhje afatgjatë dhe të plotë të krizës” në Nagorno-Karabak. Sipas presidentit rus, armëpushimi hyri në fuqi dje në 23:00.
Nënshkrimi i marrëveshjes u konfirmua gjithashtu nga Presidenti i Azerbajxhanit. Marrëveshja trepalëshe është një “moment historik në zgjidhjen e konfliktit”, tha Ilham Aliyev në një deklaratë pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin.
Meanwhile #Armenia pic.twitter.com/wj7lMYPK1f
— Arzu Jaeed (@ArzuJaeed) November 9, 2020
“Unë jam shumë i lumtur që sot po zgjidhet fundi i konfliktit të gjatë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, pushtimi i territoreve të Azerbajxhanit po mbaron”, tha Aliyev.
Presidenti azer e përshkroi marrëveshjen si historike, duke siguruar që do të ndalojë gjakderdhjen dhe do të çojë në paqe të qëndrueshme.
Meanwhile #Armenia pic.twitter.com/wj7lMYPK1f
— Arzu Jaeed (@ArzuJaeed) November 9, 2020
Por ky vendim nuk është pritir mirë nga populli armen. Në të njëjtën kohë, mijëra protestues të zemëruar u mblodhën rreth parlamentit armen pasi u përhap lajmi i nënshkrimit të marrëveshjes dhe qindra prej tyre sulmuan ndërtesën, thyen dritaret dhe shkaktuan dëme të mëdha brenda parlamentit. g.v/abcnews.al