Policia arrestoi sot Dod Gjikolajn nga Shkodra u arrestua sot në Gjirokastër me kërkesë të Kosovës pasi dyshohet se ka kryer një sërë vrasjesh me pagesë aty.
Sipas policisë, Gjikolaj dyshohet se ka kryer vrasje me armë dhe lëndë eksplozive në Kosovë kundrejt pagesës.
Por, Gjikolaj nuk është një emër i panjohur edhe në Shqipëri.
Ai u arrestua në vitin 2017 pasi sipas policisë mori peng Pjetër Narkajn për borxhin prej 4 mijë eurosh të pakthyer.
Narkaj dhe Gjikolaj kishin lënë të takoheshin për të mbyllur çështjen e borxhit, por pasi nuk ka marrë atë që priste, ky i fundit i ka vendosur Narkat pistoletën në kokë duke e marrë peng.
Lexo edhe: EMRI / I dyshuar për disa vrasje me pagesë, arrestohet 41-vjeçari
Kanë qenë familjarët e Pjetër Narkajt të cilët i kanë telefonuar policisë, pasi ai nuk u përgjigjej në telefon. Të vetëdijshëm për borxhin që i kishte 38-vjeçarit, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë.
Pas njoftimit, policia u vu në ndjekje të tyre dhe pas disa orësh, ka arritur që të ndalojë dy personat në fjalë në një banesë në periferi të qytetit të Shkodrës, ku ata kanë qëndruar për disa orë, ku ndërhyrja e policisë bëri që të lirohej pengu. /abcnews.al