Armën drejt policëve për të qëlluar, kapet 69-vjeçari

schedule14:31 - 6 Shkurt, 2019

schedule 14:31 - 6 Shkurt, 2019

Një i dehur tentoi të vrasë punonjësit e policisë në Korçë. 69-vjeçari i dehur ishte në sherr me fqinjët e tij kur në vendin e ngjarjes shkoi policia. Ndërkohë, ai në shtëpi kishte marrë automatikun. Kur policia ndërhyri, i dehuri Gani Xhambazi u drejtoi armën e zjarrit duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë, por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Ky person u arrestua dhe akuzohet  per veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. I arrestuar më parë ishte dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!