Armë zjarri pa leje, shkon në katër numri i të arrestuarve në Krujë

schedule11:54 - 13 Tetor, 2023

schedule 11:54 - 13 Tetor, 2023

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në Krujë për armëmbajtje pa leje. Mësohet se këtë të premte ka rënë në prangat e policisë një 55-vjeçar, që mbante një armë zjarri pushkë në banesë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një shtetas që mbante armë zjarri pushkë, pa leje, në banesë.

Shkon në 4 numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje, të goditura nga Policia e Krujës, brenda 72-orëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 55 vjeç, banues në Mallkuç.

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!