Policia e Tiranës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi në banesën e tij janë gjetur armë zjarri automatik, krehër e municion luftarak, si dhe një mjet prerës (thikë).
Operacioni i koduar “Kutreq” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al