Dy persona të armatosur dhe të dyshuar si shpërndarës të kokainës u arrestuan gjatë operacionit “Osumi”, në Çorovodë. Kapja e tyre u bë pas dy muajsh hetimi me metoda të specializuara.
Të dy të arrestuarve u janë gjetur doza kokaine, si dhe armë zjarri.
Ata zakonisht i gjenin klientët ne një lokal në Çorovodë, pronari i të cilit po hetohet në gjendje të lirë. Gjatë këtij operacioni janë bërë edhe kontrolle të tjera nëpër lokale dhe banesa./abcnews.al