Armando Sadiku dhe Eros Grezda kënaqin tifozët e kombëtares

schedule16:20 - 26 Tetor, 2017

schedule 16:20 - 26 Tetor, 2017

Dy prej lojtarëve më të mirë të kombëtares shqiptare i kënaqën tifozët dhe trajnerin Panuçi. Armando Sadiku dhe Eros Grezda shënuan gola në Poloni dhe Kroaci.

Për të kishte kritika, por ai u përgjigj sapo iu dha mundësia.
Armando Sadiku nuk po merrte hapësirën që dëshironte tek Legia e Varshavës në Poloni ndaj edhe e shfrytëzoi shansin duke treguar sesa vlen.
Sulmuesi i kombëtares shënoi dy gola në ndeshjen e Kupës, që Legia e fitoi 3-1 në fushën e Bitovias së Bitovit.
Sadiku hapi rezultatin që në minutën e dytë, pastaj vulosi suksesin në minutat e fundit.
Këtë sezon, shqiptari ka konkurrencën e një sulmuesi më të ri polak, Jaroslav Niezgoda, i cili ka pasur mesatare më të mirë gol/minute, por gjithsesi dueli vazhdon.
Pasi pati sukses në Shqipëri dhe në Zvicër, Sadiku nuk ka ndërmend të dalë I dështuar nga Polonia.
Në total, ai ka shënuar 5 gola këtë sezon, nga të cilët 2 në kampionat, 2 në Kupë dhe 1 në Europë.
Po 5 gola ka shënuar edhe Eros Grezda.
Futbollisti i talentuar i krahut që luan në Kroaci për Osijekun, shënoi në fitoren 4-0 në fushën e Zadarit, në përballjen e kupës.
Grezda realizoi golin e dytë në 49’, dhe ka 3 gola në kampionatin kroat, 1 në Kupë dhe 1 në Ligën e Europës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!