Armand Duka takim me Ambasadorin e Republikës Çeke: Diskutuam për zhvillimin e futbollit në vendin tonë

schedule14:33 - 26 Qershor, 2023

schedule 14:33 - 26 Qershor, 2023

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka njoftuar pak çaste më parë se ka mbajtur një takim me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, Karel Urban.

Duka është shprehur se në takim janë diskutuar disa çështje, ku një nga këto ka qenë edhe zvhillimi i futbollit në Shqipëri.

“Sot pata një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban. Diskutuam së bashku për zhvillimin e futbollit në vendin tonë dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”.

Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa unë nga ana ime e sigurova se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve.

Gjithashtu, folëm edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit”, është shprehur Armand Duka me anë të një postimi në Facebook./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!