Armand Duka shpall kandidaturën për President të FSHF-së

schedule12:07 - 11 Janar, 2018

schedule 12:07 - 11 Janar, 2018

Armando Duka do të kandidojë për herë të pestë për President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Njoftimin e ka bërë përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Duka shkruan se ndihet jo vetëm i detyruar, por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë kërkuar rikandidimin e tij në rolin e Presidentit të këtij institucioni.

Duka është i bindur se së bashku me gjithë të tjerët mund të vazhdojë rrugën që çon të progresi.

Ndër objektivat e punës së tij në krye të FSHF Duka rendit masivizimin e futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare dhe politikat e futbollit.

Asambleja zgjedhore e FSHF mblidhet në 7 shkurt në Durrës. Deri tani vetëm kreu aktual i këtij organizmi, Armando Duka ka zyrtarizuar kandidimin për president.

Armand Duka shpall sërish kandidaturën për President të Federatës Shqiptarë të Futbollit. Përmes një postimi në facebook, Duka shprehet se; ndjehet i vlerësuar që rikandidimi i është kërkuar nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mesazhi i plotë i Armand Dukës në facebook:

Së bashku për futbollin

Ndihem jo vetëm i detyruar, por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e Presidentit të ketij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë, vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë së bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve të Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!