I ftuar në Mbrëmje në ABC News, gazetari Armand Bajrami është shpreur se gjyqtarët kanë ndryshuar sjellje pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Donald Lu, ku thoshte se nëse ora në dorën e prokurorëve është më e shtrenjtë se makina e tij, atëherë ata janë të korruptuar.
“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë ndryshuar markën e makinave, kanë marrë makina të vogla. Disa prej tyre kanë filluar të përdorin transportin publik”, tha Bajrami.
Sipas tij, kjo vjen edhe si pasojë e Reformës në Drejtësi dhe Vettingut.
“Kjo duhet shikuar edhe në kontekstin aktual, e gjitha është në frymën e Reformës në Drejtësi, Vettingut, dhe besoj që kjo i bën të demnstrojnë këtë atmosferë”, u shpreh ai./abcnews.al