Arlind Ajeti rikthehet në Itali, prezantohet në klubin e ri

schedule13:26 - 24 Shtator, 2020

schedule 13:26 - 24 Shtator, 2020

Arlind Ajeti është larguar nga danezët e Velje BK dhe tani do të aktivizohet në Itali me skuadrën e Reggiana. Qendërmbrojtësi më parë ka luajtur me Torino, Frosinone dhe Crotone në vendin fqinj dhe tani rikthehet në Serie B.

Mbrojtësi ka nënshkruar për dy vite me Reggiana dhe ka thënë fjalët e para pas kësaj lëvizjeje.  “Më mungonte Italia dhe kisha një dëshirë të madhe të kthehesha në këtë vend. Jam i lumtur që vij këtu.

Falënderoj klubin për mundësinë e dhënë, duke nisur me drejtorin Tosi dhe trajnerin Alvini që më donin në skuadër. Objektivi ynë është të japim maksimumin për të shpëtuar dhe për t’u konfirmuar në këtë kategori. Më pas mund të ëndërrojmë për gjëra më të mëdha”, tha Ajeti mes të tjerash. /abcnews.al