Arkmorti origjinal i Avni Rustemit, u gjet rastësisht në vitin 1982

schedule20:45 - 14 Janar, 2023

schedule 20:45 - 14 Janar, 2023

Akmorti origjinal i patrotit Avni Rustemi ndodhet aktualisht në Muzen Historik të Vlorës. Ai është vendosur këtu prej vitit 1982 kur u bë edhe rivarosja e eshtrave të Avni Rustemit, me një procedure te ndjekur në atë kohë, 1982.

I gjendur rastësish, teksa në bulevardin Vlorë-Skelë po bëheshin punime, arkivoli me trupin e Avni Rustemit ende mbetet oaz zbulimi për mënyrën sesi u balsamos, por dhe u ruajt.
Këtë e pohin edhe Drejtori i muzeut historik dhe njëkohesisht historiani Skender Spahiu.

 

“Në 1982 u zbulua varri i avni rustemit. Ai ishte i balsamosur në një arkivol, të derdhur në plumb, i cili me dru lisi dhe i veshur me qefiin që i thonë në gjuhën mortore, e cila është e ekspozuar në muzeun histroik të Vlorës. ky arkvol ka dhe element xhami, që të duket fytyra.” tha Spahiu në emisionin “Korrespondent”. 

“ Objekti, origjinal është këtu në muze, i mbuluar me flamurin kombëtar, pasi vijnë fëmijë, kategori të ndryshme moshash, të cilat nuk i lejojme ti ekspozojmë.”

Sëbashku me këtë arkmort, dolën në dritë edhe shumë sende të tjera të rëndësishte të përdorura nga veprimtari dhe patrioti Avni Rustemi gjatë punës së tij.

“ Në këtë varr momumental janë gjetur edhe sende të tjera ët cilat janë përdorur gjatë punës, si llampa e ndricimit, janë disa fletore, disa libra, që kanë qenë pjesë e hapsirës së dyrë, pasi arkivoli ishte në një hapsirë më vete dhe rreth 15 – 20 cm lart nga sipërfaqja e tokës, ambienti tjetër ishin objektet e përdoruara nga Avni Rustemi gjatë punës së tij, jo vetëm si mësues, por edhe politike. Llapma është objekt i gjetur në varr, dorëshkrimet po ashtu që e bëjnë këtë një varr momumental.”

Nuk mungojë dhe kureshtarët, të cilët duan të dinë më shumë rreth jetës dhe objekteve të përdoruara gjatë punës si mësues dhe politikan.

“Kemi patur interes për ta ekpozuar dhe pas kësaj të intresuarit e shohin. Sepse në iventarin e këti varri është një dokument me shënime të sakta se çfarë ka patur në atë varr.”
Më pas ai u rivarros në të njëjtin vend.

“Ky është edhe vendi ku ndodhen eshtrat e Avni Rustemit. Pas rivarrosjes së tij në vitin 1982 arkmorti origjinal u vendos në muzeun historik, ndërsa eshtrat e tij prehen në qendër të qytetit të Vlorës.”

Avni Rutemi lindi në vitin 1895 në Libohove, por veprimtarinë e tij e si mesues e kreu në Vlore. Pas atentatit dhe humbjes së jetës në vitin 1924 u kërkua që trupi i tij i pajetë të varrosjes në Vlorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!