Arkivi i Shtetit nis dixhitalizimin e “sekreteve” të kishës katolike nga shekulli XVI- XVIII

schedule23:01 - 28 Tetor, 2019

schedule 23:01 - 28 Tetor, 2019

Rreth 800 mije dokumente dhe dorëshkrime të shekullit të 16-18 të klerit katolik shqiptar të cilat ruhen në arkivin e shtetit do të dixhitalizohen. Dom Gjergj Meta thotë se këto dokumente do të shërbejnë për të qartësuar edhe disa data historike.

Më mire vonë se kurrë , kështu e cilëson ipeshkëvi  i Mirditës Dom Gjergj Meta dixhitalizimin dhe kthimin e dokumentave të klerit katolik të sekuestruara pas ndalimit të fese në kohë e diktaturës pikërisht ne vitin 1967.

Ajo çfarë shpëtoi pas vitit 1967 janë regjistra, pakzimi, vepra letrare të shkruara prej klerikëve, korrespondencë të cilat ruhen në arkivin e shtetit dhe tashmë do të dixhitalizohen thekson drejtori Ardit Bido.

Këto dokumente sipas Gjergj Metës do i shërbejnë studiuesve për të saktësuar edhe data historike, pasi edhe romani i parë shqiptar mban firmën e Dom Ndoc Nikës.

Procesi i dixhitalizimit do të zgjasë 2 vite një kopje digjitale do ti jepet kishës katolike ndërsa dokumentet origjinale do të ruhen në arkiv. /abcnews.al