Arkivi qendror i Shtetit do të ketë bibliotekën e vet. Drejtori Ardi Bido thotë se biblioteka me mbi 10 mijë tituj, krahas materialit arkivor, do jetë në shërbim të studiuesve janarin e ardhshëm.
Akademia e Shkencave i dhuroi arkivit te shtetit 600 libra kryesisht botime albanologjike të cilat i shtohen bibliotekës së këtij institucioni e cila është në proces rindërtimi.
Drejtori i arkivit Ardit Bido premton se brenda janarit te vitit te ardhshëm, do të jetë gati biblioteka e munguar në arkiv me libra unikal.
Studiuesi Irakli Koçollari thotë se ndërthurja e dokumentave dhe dorëshkrimeve, me vepra studimore bazuar në materialin arkivor është me mjaft rëndësi për studiuesit që frekuentojnë arkivat.
Biblioteka e Arkivit të Shtetit numëron mbi 10 mijë tituj veprash arkivore, por edhe libra unikalë në gjuhë të vdekura si latine apo osmanishte. /ABC News Albania 24/7