Arkitektura e Tiranës në 100 vite vjen e rrëfyer nga arkitekti Armand Vokshi. Kryeqyteti i Shqipërisë në një shekull rezulton një laborator arkitekturash,i cili ka humbur ndjeshëm historinë e tij.
Tirana është zhvilluar e ka lëshuar shtat nën ndikimin e perëndimit e lindjes, duke tretur tharmin e vet oriental. Vokshi në këtë rrëfim e vë theksin tek veçantia e zhvillimit të këtij qyteti mes dy diktaturave, asaj fashiste dhe komunitete.
Ky unikalitet ,vite më parë ka futur në mendime një grup arkitektësh shqiptar e italian që të përgatisin një dosje për ta çuar në UNESCO.
Në këtë speciale do mund të shikoni përdorimin e politikës dje dhe sot në zhvillimin urbanistik e arkitekturorë të qytetit si dhe shtresëzimin e Tiranës në 100 vite./abcnews.al