Arkeologia Lida Miraj flet për gërmimet në Amfiteatrin e Durrësit: I njoh çdo tullë dhe gur

schedule12:50 - 19 Prill, 2023

schedule 12:50 - 19 Prill, 2023

Arkitektja dhe arkeologia e njohur Lida Miraj, ka bërë një rrëfim shumë të detajuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ndër të tjera, ajo është ndalur dhe te Amfiteatri i Durrësit, duke theksuar se i njeh çdo tulllë dhe çdo gur.

Miraj tregoi edhe një zbulim që është bërë në këtë amfiteatër para shumë vitesh.

“Gjithmonë arkeologjia ka këtë të bukur, që je gjithmonë para një surprize. Tani mund të jenë shumë të mëdhaja dhe shumë të vogla, këtë nuk e di. Por unë them gjithmonë që unë e njoh amfiteatrin në çdo tullë dhe në çdo gur.

Edhe pjesa e arenës ka qenë gjithmonë e përdorur si varrezë. Për shembull, braktisja e parë e amfiteatrit për mendimin tim, nga sa kam parë aty, ka ndodhur në 346 kur ra një tërmet i fortë në Durrës. Unë mendoj që në gjysmën e dytë të shekullit të katërt është adaptuar kapela bizantine, e cila fillimisht ka qene e dekoruar me afreska, por sot për fat të keq nga prezenca e madhe e ujërave, afreskat janë zhdukur, dmth janë dëmtuar shumë. Edhe në shekullin e gjashtë mbi afreska është bërë dekorimi mbi mozaik. Edhe afër kapelës kam gjetur një osarium, në një periudhë të caktuar për shembull, nuk kishte më vend për varre dhe janë mbledhur varret e vjetra, skeletet e varreve dhe janë futur në këto. Aty kemi gjetur 40 skelete shumë interesante. Në atë kohë, Instituti i Antropologjisë kishte antropolog Aleksandër Dhimën, i cili i ka studiuar dhe ishte dhe një dentist. Gjithashtu ishte dhe një dentist nga Durrësi, i cili studionte dhe sëmundjet e dhëmbëve të këtyre skeleteve. Ishte shumë interesante. Në atë kohë popullësia rezultonte e gjatë, kam gjetur dhe skelet 2 metra”, rrëfeu ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!