Një ekip arkeologësh izraelitë së fundmi kanë bërë një “zbulim unik” që hedh dritë në jetën e përditshme të banorëve të qytetit antik të Jerusalemit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se së fundi arkeologësh izraelitë kanë njoftuan zbulimin e një sistemi unik të dhomave nëntokësore që datojnë rreth dy mijë vjet dhe është pranë qytetit të vjetër të Jerusalemit.
Ky sistem, i pari në llojin e tij i zbuluar në zonën e Murit të Vajtimit, u ekspozua në gërmimet e kryera nga Autoriteti i Antikitetit të Izraelit në kompleksin “Beit Straus”, nën sallën hyrëse në tunelet e Murit.
Studiuesit supozojnë se kompleksi është përdorur nga banorët e Jerusalemit gjatë periudhës së hershme Romake, para shkatërrimit të Jerusalemit dhe Tempullit të Dytë.
Drejtorët e gërmimeve në emër të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, Barak Monnickendam-Givon dhe Tehila Sadiel kanë thënë se ky zbulim është unik. /abcnews.al