Arkeologët gjejnë kokën e një statuje të Aleksandrit të Madh

schedule19:32 - 6 Tetor, 2023

schedule 19:32 - 6 Tetor, 2023

Arkeologët kanë gjetur kokën e një statuje të Aleksandrit të Madh në Turqi, e cila është në gjendje pothuajse perfekte.

Një objekt i rrallë dhe unik u gjet në majë të një teatri të epokës romake që ndodhet në Konuralp, në veri të Duzce dhe pranë bregut veriperëndimor të Turqisë. Besohet se e ka origjinën nga shekulli II dhe tani ndodhet në muzeun e Konuralp ku u dorëzua nga arkeologët.

Pjesa më e madhe e teatrit antik u zbulua gjatë gërmimeve në 12 muajt e fundit në komunën e Duzhces, megjithatë, së fundmi u gjet koka e ish-udhëheqësit Aleksandrit të Madh, si dhe krahu grek i Apollonit.

Të gjitha statujat janë studiuar nga ekspertë të historisë si dhe nga Ministria Turke e Gërmimeve dhe Kërkimeve. Ekspertët kanë përcaktuar se koka e portretit është një paraqitje e saktë e Aleksandrit të Madh, edhe pse është skalitur ndoshta 400 vjet pas vdekjes së tij.

U gjet koka e Aleksandrit të Madh, me përmasa 23 centimetra. Një pjesë e kokës ka sy mermeri, ndërsa në bebëzat ka edhe gjurmë shpimi. Goja është pak e hapur dhe nuk zbulon shumë dhëmbë. Flokët e gjata kaçurrela i arrijnë deri në qafë, ndërsa në fytyrë ka dy tufa”, thonë ekspertët e muzeut.

Gjenerali dhe sundimtari i famshëm grek i lashtë Aleksandri i Madh, i njohur gjithashtu si Aleksandri III i Maqedonisë, sundoi nga viti 356 deri në 323 para Krishtit. Ai konsiderohet si një nga udhëheqësit më të mëdhenj ushtarakë në histori për shkak të pushtimeve dhe ndikimit të tij të jashtëzakonshëm në botën antike.

Aleksandri lindi në Pela, kryeqyteti i Mbretërisë së Maqedonisë, dhe prindërit e tij ishin mbreti maqedonas Filipi II dhe mbretëresha Olimpia. Pas vrasjes së babait të tij në vitin 336 para Krishtit, Aleksandri u kurorëzua mbret i Maqedonisë.

Ai filloi një sërë operacionesh ushtarake, e para prej të cilave ishte pushtimi i Persisë në 334 para Krishtit. Ai ndërtoi një perandori të madhe që përfshinte Greqinë, Egjiptin, Persinë dhe nënkontinentin Indian. Pjesa më e madhe e planetit të njohur atëherë u përfshi në pushtimet e tij.

Aleksandri i Madh vdiq në moshën 32 vjeçare në vitin 323 para Krishtit dhe ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes. Ka spekulime për vdekje natyrale, sëmundje dhe helmim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!