Arkadag është “i vdekshëm”/ Ekipi nga Turkmenistani më në fund humbet, përfundon seria e pathyeshmërisë me 59 ndeshje

schedule18:36 - 2 Nëntor, 2024

schedule 18:36 - 2 Nëntor, 2024

Nuk dihet nëse ka ekip më të veçantë sesa ky.

Bota është e madhe dhe ka shumë çudira, veçse një skuadër e krijuar për nder të një ish-udhëheqësi shteti, nuk ndodh shpesh, dhe ky klub ka një histori krejt të vetën.

Emri I tij është FC Arkadag, ndodhet në Turkenistan dhe një ditë më parë I dha fund serisë më të gjatë pa humbje që njeh futbolli.

Arkadag u mund 2-3 në fushën e ekipit nga Kuvajti, Al Arabi, në një sfidë të vlefshme për Çellënxh Ligë, një nga kupat e Azisë për klubet.

Kjo disfatë do të thotë se skuadra turkmene e ndaloi serinë e saj të pathyeshmërisë në 59 ndeshje radhazi.

Klubi I futbollit Arkadag I përket qytetit me të njëjtin emër, që u themelua në 2023 për nder të ish-diktatorit të Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimuhamedov.

Edhe ekipi u themelua në 1 1 prill 2023, dhe nuk kishte humbur asnjë nga 59 ndeshjet e luajtura deri tani.

Jo vetëm kaq, por Arkadag I kishte fituar të 59 ndeshjet, nga të cilat 57 në kampionat dhe 2 në Azi.

Gjithsesi, ky rekord nuk është zyrtar, pasi nuk njihet nga FIFA, dhe kjo sepse është e pamundur të kontrollohen statistikat në Turkmenistan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!