Gjykata e Lartë e Arizonës ka vendosur të rikthejë një ligj që daton që nga viti 1864 për të ndaluar abortin në të gjitha rastet. Gjykata e Lartë votoi 4-2 për të rikthyer ligjin.
Megjithatë, lufta për të drejtat e abortit në Arizona nuk përfundon këtu. Një grup njoftoi javën e kaluar se kishte mbledhur firma të mjaftueshme për të kundërshtuar një ligj të tillë.
Prokurori i Përgjithshëm Demokratik i Arizonës, Chris Mayes, në një deklaratë, e quajti vendimin “imoral dhe një fyerje për lirinë” dhe përsëriti se, për sa kohë që mbetet në fuqi, asnjë mjek apo grua nuk do të ndiqet penalisht bazuar në këtë ligj.
“Vendimi i sotëm, për të rikthyer një ligj nga koha kur Arizona nuk ishte shtet, do të hyjë në histori si një njollë për shtetin tonë”, shtoi ai.
Ligji i vitit 186, i miratuar përpara se Arizona të bëhej një shtet amerikan, ndalonte abortin në të gjitha rastet, përveç një rasti kur jeta e nënës ishte në rrezik.
Planned Parenthood, një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime aborti dhe kujdes shëndetësor, kishte paditur shtetin në vitin 1971, duke sfiduar ligjin e shekullit të 19-të.
Një gjykatës vendosi në favor të Planned Parenthood dhe e bllokoi atë ligj pasi vendimi historik i Gjykatës së Lartë të vitit 1973 në Roe kundër Ëade njohu të drejtën kushtetuese për abortin dhe legalizoi procedurën në nivel federal.
/abcnews.al