Arinda Gjoni flet për Ronela Hajatin: Këngën e Eurovizionit e kam dëgjuar përpara se të publikohej

schedule14:32 - 8 Prill, 2022

schedule 14:32 - 8 Prill, 2022

Arinda Gjoni është një nga këngëtaret më energjike të skenës. Ajo ka spikatur gjithmonë për performancat dinamike.

Ndonëse është shumë e rezervuar, sot në një intervistë për “Friend Zone”, Arinda ka zbuluar se do të publikojë shumë shpejt albumin e parë.

“Unë kam një bashkëpunim të huaj. Sapo ti konkretizoj do ti them këtu menjëherë”, tha ajo.

Më tej, ajo rrëfeu se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë pjesë e festivalit “Këngë Magjike” apo jo.

“Kam një material shumë të mirë dhe po e mendoj a të marr pjesë në kënga magjike. Pjesa e votave është pak e sikletshme, sepse lidhen me hatërmbetje. Po që jam në mëdyshje, do e shoh”.

Ndërsa, sa i përket Festivalit të RTSH-së, u shpreh: “Më kanë ftuar të marr pjesë dhe i kam thënë unë kur të kem materialin e bindshëm do të vij. Pa materialin e duhur nuk  vij, e dua me ritme folklorike.

Kënga e Ronelës më pëlqyer shumë, ma ka treguar përpara se të publikohej. Jemi mirë këtë vit me përfaqësimin, do tundet skena e Eurovizionit në Torino”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!