Ariana Grande prezanton markën e re të bukurisë

schedule14:48 - 11 Shtator, 2021

schedule 14:48 - 11 Shtator, 2021

Është radha e Ariana Grandes për të hyrë në biznesin e bukurisë. Linja e grimit të Grandes, REM Beauty do të debutojë këtë vjeshtë, për të cilën punoi në fshehtësi për dy vjet.

“Ishte kaq e vështirë të mbash një sekret për kaq gjatë.”, tha këngëtarja. Grande tha se do të jetë e fokusuar më shumë tek sytë pasi, siç theksoi ajo, janë “portat kryesore për ëndrrat tona, emocionet tona, gjithçka e jona”.

Ariana Grande për Allure

“Ata janë treguesit tanë kryesorë dhe burimi i komunikimit. Ndihem sikur ju mund të ndjeni më shumë me sytë tuaj sesa mund të artikuloni ndonjëherë me fjalë.“, thotë këngëtarja. Kjo nuk është hera e parë që Grande largohet nga muzika dhe aktrimi.

Ajo ka qenë gjithashtu e angazhuar me shitjen e koleksionit të parfumeve – i cili u lançua në shtator 2015 – duke arritur mbi 150 milionë dollarë fitime vetëm gjatë dy viteve të para.

Ariana Grande për Allure

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!