Ariana Grande ka bërë kërkesë për divorc nga Dalton Gomez pas dy vitesh martesë. Ylli doli në gjykatë të hënën, më 18 shtator, ku ish-bashkëshorti i saj iu përgjigj menjëherë pozitivisht aplikimit.
Sipas një burimi të afërt me ta, i cili foli për People, ai tha: “Ata morën kohën e tyre së bashku për të përpunuar ngadalë detajet e marrëveshjes së tyre privatisht“.
Ariana Grande, Dalton Gomez file for divorce after 2 years of marriage https://t.co/xFaTRNzuce pic.twitter.com/DQbScU8pyn
— Page Six (@PageSix) September 18, 2023
“Ata vërtet kujdeseshin dhe respektonin njëri-tjetrin në çdo hap“, shtoi ai më pas.
Ariana Grande dhe Dalton Gomez kishin probleme në martesën e tyre përpara se ylli të fillonte filmimin e Wicked. Raporte të tjera thonë se Gomez e vizitoi Granden në xhirimet e Wicked në Londër “në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por nuk funksionoi“.
Në korrik, këngëtarja u pa për herë të parë pa unazën e martesës, ndërsa TMZ më vonë konfirmoi se ata ishin ndarë që nga janari.
Dasma e tyre u zhvillua në fshehtësi ekstreme në vitin 2021, në shtëpinë e Ariana Grande-s në Montecito dhe në të ishin “të pranishëm” më pak se 20 persona, përfshirë të afërm të ngushtë./abcnews.al