Ariana Grande vazhdon të thyejë rekorde. Së fundmi, këngëtarja e mirënjohur ka fituar titullin e 20-të në rekordet Guinness. Vlerësimi më i ri për artisten është debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100 me pesë këngë të renditura në krye të listës botërore.
“Ajo që e bën rekordin e fundit kaq të jashtëzakonshëm është që Grande aktualisht është e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori. Triumfet e saj vijnë pas hapave mbresëlënës që ka bërë në botën e argëtimit, nisur që në adoleshencë.“, thuhet në njoftimin e faqes së rekordeve Guinness.
Disa nga titujt më të rëndësishëm që ka “rrëmbyer” Ariana janë: Artistja femër më e dëgjuar në Spotify brenda një jave, artistja femër më e ndjekur në Spotify, Artistja femër me më shumë subscribers në YouTube, artistja me albumin më të dëgjuar brenda një jave në SHBA, artistja femër më e dëgjuar në lisat e Billboard etj.
Ndërkohë, kujtojmë që albumi i saj i gjashtë, më i fundit u publikua në 30 Tetor të vitit që lamë pas. Kënga “Positions” u rendit në vendin e parë në “Billboard Hot 100” deri më 7 Nëntor. Debutime të tjera të ikonës së muzikë pop në top 100 përfshijnë “Thank you, next”, “7 rings”, “Stuck With U” dhe “Rain on Me”./abcnews.al