Argjentinë/ Sindikata paralajmëron grevë kundër shkurtimeve të shpenzimeve

schedule17:10 - 24 Janar, 2024

schedule 17:10 - 24 Janar, 2024

Sindikata më e madhe e Argjentinës pritet të mbajë një grevë 12-orëshe dhe një demonstratë të madhe në zemër të Buenos Aires këtë të mërkurë kundër masave të ashpra shtrënguese dhe reformave të promovuara nga Presidenti i ri Javier Millay.

Protestat, të përhapura në të gjithë sektorët, nga transporti publik te bankat, janë shfaqja më e madhe e kundërshtimit ndaj planeve të Millay për shkurtimin e shpenzimeve dhe privatizimin që kur ai mori detyrën muajin e kaluar duke premtuar se do të rregullonte një ekonomi të rrëmbyer nga një inflacion prej 211% dhe borxhi i tepruar.

Greva po koordinohet nga Konfederata e Përgjithshme e Punës e fuqishme (CGT), e cila tashmë ka shkuar në gjykatë për të pezulluar përkohësisht disa nga masat e punës të Millay.

Ndalimi i punës filloi zyrtarisht në mesditë, por tashmë raportohen probleme në transport, banka, spitale dhe shërbime publike. Linjat ajrore u detyruan të anulojnë qindra fluturime.

Milley dëshiron një vend ku varfëria dhe puna e zezë janë 90 për qind,” tha anëtari i sindikatës dhe deputeti i opozitës Hugo Jaschi për Radio Con Vos.

Qeveria e Miley tha se masat shtrënguese janë të nevojshme pas vitesh të tëra shpenzimesh që e kanë lënë Argjentinën me borxhe të mëdha ndaj kreditorëve vendas dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë një paketë shpëtimi prej 44 miliardë dollarësh me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nuk ka asnjë grevë që do të na ndalojë, asnjë kërcënim që do të na trembë,” shkroi ministrja e sigurisë e Miley, Patricia Bulirc në X./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!