Argjentinë, regjistrohet një shpërthim në vendin e zhdukjes së nëndetëses

schedule17:17 - 23 Nëntor, 2017

schedule 17:17 - 23 Nëntor, 2017

Marina Ushtarake e Argjentinës ka konfirmuar se është dëgjuar një shpërthim në vendin ku është zhdukur nëndetësja “Ara San Huan” në Atlantik. Ky zbulim zbeh dhe më tej shpresat për të shpëtuar 44 personat që ishin në bordin e mjetit lundrues.

Zhurma e regjistruar të mërkurën e 15 nëntorit në zonën ku gjendej “Ara San Huan”, nëndetësja argjentinase e zhdukur që prej asaj dite në Atlantik, ishte një shpërthim. Kjo është njoftuar nga një zëdhënës i marinës ushtarake, Enrike Balbi. Në bordin e mjetit lundrues ishin prezentë 44 anëtarë të ekuipazhit.
Në një komunikatë zyrtare, të mërkurën marina argjentinase konfirmoi se kishte marrë informacionin e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili ishte në përputhje me një sinjal zanor “i cili korrespondon me ditën e fundit, në të cilën janë verifikuar komunikimet e fundit nga “Ara San Huan”.

Kjo “anomali hidro-akustike”, domethënë “zhurma” që zëdhënësi ka konfirmuar tani është “një ngjarje jonormale, e vetme, e shkurtër, e dhunshme dhe jo-nukleare, domethënë një shpërthim”. Zhurma u regjistrua në orën 11:00 të paradites së 15 nëntorit, tre orë e gjysëm pasi komandanti i nëndetëses kishte sinjalizuar vendodhjen e mjetit lundrues në bazën operative.
Sinjali u verifikua në itenerarin që “San Huan” kishte për të përshkruar deri në “Mar del Plata”. Pavarësisht këtij zbulimi të fundit, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e nëndetëses. Megjithatë autoritetet po humbasin shpresën për të shpëtuar 44 anëtarët e ekuipazhit, pasi edhe oksigjeni në nëndetëse ka përfunduar./abcnews.al