Të paktën 90 persona mbetën të plagosur rëndë në Argjentinë si pasojë e një aksidenti hekurudhor që ndodhi shumë pranë Buenos Aires.
Sipas të dhënave paraprake, një tren me pasagjerë u përplas me një vagon mirëmbajtje të hekurudhës, i cili mesa duket ishte harruar aksidentalisht nga punëtorët.
Shërbimi i urgjencës tha se zjarrfikësit kishin evakuuar të gjithë personat në trenin e pasagjerëve pas aksidentit në periferi të Palermos, ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet.
Për fat nuk janë raportuar viktima.
/abcnews.al