Argjentina vendos “taksën milionere” për të paguar për koronavirusin

schedule13:48 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 13:48 - 5 Dhjetor, 2020

Argjentina i ka vendosur një taksë të re personave më të pasur në vend.

E ashtuquajtura “taksë e milionerit” u miratua  me 42 vota pro dhe 26 kundër. Qeveria e Presidentit Alberto Fernandez shpreson të mbledhë 300 miliardë pesos (3.75 miliardë dollarë) nga taksat e milionerëve.

Nga të ardhurat, 20 përqind do të shkojnë për furnizime mjekësore për pandeminë, 20 përqind të tjera për bizneset e vogla dhe të mesme, 15 përqind për zhvillimet shoqërore, 20 përqind për bursat e studentëve dhe 25 përqind për sipërmarrjet në gazin natyror.

Argjentina ka regjistruar deri tani afro 1.5 milion raste dhe pothuajse 40,000 viktima nga Covid.

Ajo është prekur shumë rëndë nga pandemia, duke u bërë vendi i pestë në botë që ka raportuar një milion raste në tetor, pavarësisht se ka një popullsi prej rreth 45 milionë banorësh.

Masat izoluese nga ana tjetër kanë rritur varfërinë dhe kanë zhytur në borxhe qeverinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!