Pas një mungese 2-vjeçare, Argjentina Ramosaj publikoi bashkëpunimin me Seven, ndjekur më pas me “Pishman” me Young Zerkën. Para tre javësh, këngëtarja lancoi projektin “Who am I” që u prit shumë mirë nga publiku.
Ky rikthim nuk mund të ishte më i suksesshëm se kaq, pasi këngëtarja ka bërë me dije se kënga është përzgjedhur si kolonë zanore e filmit “River” që pritet të publikohet së shpejti.
“River” është një film i zhanrit thriller-psikologjik, që ka në qendër historinë e një vajze, që pasi u zhduk për 1 javë pas një udhëtimi në këmbë. Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ndërsa do të interpretojnë Courtney Gains, Cameron Rogers dhe Alexandra Rose. /abcnews.al