Argjentina luan sonte përballë Venezuelës

schedule14:40 - 28 Qershor, 2019

schedule 14:40 - 28 Qershor, 2019

Kombëtarja e Argjentinës do të përballet me Venezuelën në çerekfinale të Kupës së Amerikës. Trajneri i bardhekaltërve, Skaloni është optimist për një rezultat pozitiv.

Argjentina ose Venezuela do të jetë skuadra që do të presë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës. Ndeshja do të luhet në stadiumin Marakana, ku pesë vite më parë Kombëtarja amerikano-latine humbi në finalen e kupës së botës përballë Gjermanisë. Kujtimet e hidhura të asaj nate do të tentohen të harrohen në skuadrën e teknikut Skaloni që kanë një pengesë jo të vogël. Venezuela ka pësuar vetëm një gol gjatë turneut të Kupës së Amerikës, një sinjal i qartë për të skuadrën e udhëhequr nga Lionel Messi se nuk do të jetë aspak e lehtë. Argjentina është e detyruar të arrijë së paku në turin tjetër ku do të gjente Brazilin. Trajneri Skaloni pritet të rreshtojë skuadrën me skemën 4312. Në portë Armani. Në mbrojtje Tajlafiko Otamendi Pecela dhe Fojth. Në mesin e fushës Akuna Paredes dhe CHELSO ndërkohë që Lionel Messi do të luajë në pozicionin e trekuartistit pas Martinez dhe Agueros. Trajneri i Argjentinës, Skaloni u shfaq optimist në prag të ndeshjes çerekfinale ndaj Venezuelës dhe kërkon të largojë presionin nga futbollistët e tij.

Jemi në një moment mjaft të mirë. Fituam me Katarin dhe siguruam kalimin e grupit, kjo ka ndikuar pozitivisht në psikologjinë e skuadrës. Ndaj Venezuelës parashikoi një ndeshje të vështirë, por e rëndeësishme është që kemi besim tek vetja. Futbollistët kanë mision për të luajtur futboll, por presioni është i madh dhe nuk më duket e drejtë, përfundon fjalën e tij trajneri i Argjentines, Lionel Skaloni. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!