Argjentina kundër FIFA-s, e çon në CAS për vendimin e ndeshjes me Brazilin

schedule18:21 - 9 Maj, 2022

schedule 18:21 - 9 Maj, 2022

Telenovela e ndeshjes Brazil-Argjentinë, e ndërprerë nga autoritetet shëndetësore pas 9 minutash më 5 shtator 2021, vazhdon ende.

FIFA vendosi që ajo përballje e kualifikueseve të Botërorit Katar 2022 të zhvillohet më 22 shtator 2022.

Federata Argjentinase e Futbollit apeloi, por FIFA vendosi vetëm të ulte gjobën nga 200 mijë franga në 100 mijë.

Tashmë AFA ka njoftuar se këtë çështje e ka çuar në CAS dhe pret që vendimi i marrë nga FIFA më parë të ndryshojë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!