Argjent Mustafa do të vazhdojë të luajë me Drenicën. Mesfushori i njohur nga Vushtrria, pjesë e disa skuadrave në Superiore dhe IPKO Superliga, ka firmosur për sezonin e ardhshëm.
28-vjeçari është rikthyer tek kuqezinjtë, pjesë e të cilëve ishte edhe edicionin e kaluar. “Mesfushori nga Vushtrria, është rikthyer në klubin tonë dhe ai tashmë do të vazhdojë të mbroj ngjyrat ‘kuq e zi’ të Drenicës.
Mustafa nga sot i është bashkuar ekipit në stërvitje“, lexohet në komunikatën e klubit nga Skenderaj, që sezonin e ri ka grumbulluar pesë pikë në po kaq ndeshje. /abcnews.al