“Arena Kombëtare”, i pranishëm dhe presidenti i FFK-së!

schedule23:03 - 10 Nëntor, 2019

schedule 23:03 - 10 Nëntor, 2019

Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka vizituar sot Arenën Kombëtare. Kreu i FFK-së ka qenë i shoqëruar nga Eroll Salihu, i cili mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës dardane.

Armando Duka, presidenti i FSHF-së, së bashku me Ilir Shulkun, sekretarin e përgjithshëm, kanë pritur homologët nga Kosova.

Ademi dhe Salihu ndoqën nga afër ambientet, teksa Arben Dervishi dhe Luan Minxhozi, dy përgjegjësit e këtij projekti, shpjeguan punimet e kryera në stadium. Temë e bisedimeve ishte edhe zgjerimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!