Ardjan Çapja në gjendje kritike, pista kryesore ku dyshohet se po heton policia

schedule15:27 - 8 Qershor, 2020

schedule 15:27 - 8 Qershor, 2020

Ardjan Çapja iu nënshtrua operacionit te Trauma pas atentatit që iu bë mëngjesin e sotëm. Ai mori një plumb në shpatull nga disa persona ende të paidentifikuar që qëlluan me snajper nga një distancë 150 metra.

Gazetarja Glidona Daci nga spitali i Traumës raporton se gjendja e tij vazhdon të jetë kritike për jetën edhe pse iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati rreth tre orë.

Ai është qëlluar nga pas dhe plumbi ka kaluar tej për tej dhe mjekët shprehen se orën në vijim do të përcaktojnë nëse Ardjan Çapja do të arrijë ti shpëtojë atentatit të sotëm.

Lexo edhe: Atentati në Elbasan, Ardjan Çapja e mori plumbin në shpatull

Ndërkohë Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan, burime policore bëjnë me dije se pjesëmarrës kanë qenë më shumë se dy persona të përfshirë në atentat. Pista kryesore për të cilat po heton policia janë ato të hakmarrjes dhe përplasjes mes grupeve kriminale që veprojnë qytetin e Elbasanit.

Lexo edhe: Si iu shpëtoi Ardian Capja atentateve të mëparshme dhe “saga” e makinave të djegura

Në spitalin e Traumës që në momentet e para kanë mbërritur familjarët, dhe eksponentë që mbështesin Ardjan Çapja, ndërkohë policia ashtu siç është bërë me dije më herët e kanë blinduar Spitalin e Traumës. Forcat Shqiponja dhe forca të tjera policore kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në spital.

Burime nga ana e policisë kanë bërë me dije se janë marrë në pyetje disa persona, por ende nuk dihet se kush ishin atentatorët që u përpoqën ti marrin jetën 55-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!