Ardjan Çapja, i cili mbeti i plagosur nga një atentat mëngjesin e sotëm në Elbasan është sjellë në Tiranë për mjekim më të specializuar.
55-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa i shpëtoi atentatin praNë banesës së tij. ndëekaq, siç shihet nga pamjet që sjell abcnews.al spitali i Traumës në Tiranë është blinduar.
LEXO EDHE: Ardjan Çapja u qëllua në shpatull me snajper, çfarë gjeti policia në makinën e djegur të autorëve
Forca policie janë pozicionuar në hyrje të spitalit, ndërsa 55-vjeçari po merr trajtimin mjekësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:37 të mëngjesit. Fillimisht Çapja u dërgua në spitalin e Elbasanit me plagë e cila sipas policisë dyshohet se ishte shkaktuar nga një plumb.
Ndërkohë, ai ka dhënë një tjetër version për ngjarjen. Çapja u ka thënë mjekëve se është plagosur pasi është rrëzuar në banesë.
Pas atentatit, autorët që kanë përdorur një furgon pasagjerësh tip “Wolksvagen” janë larguar në drejtim të Fushë Mbretit në Elbasan duke djegur aty makinën, ndërkohë që brenda kishin lënë municione. Shpërthimi i fishekëve ka plagosur njërin prej zjarrfikësve që kishin shkuar për të shuar flakët. Për fat të mirë, zjarrfikësi është jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al