“Bardheblutë” e Tiranës kanë treguar “dhëmbët” në përballjen e dytë ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, teksa vetëm 11 minuta nga përfundimi ka ardhur dhe goli i 2-të nga mesfushori Ardit Deliu.
Ashtu si goli i parë, “bardheblutë” kanë përfituar nga një gafë e mbrojtjes gjeorgjiane. Topi përfundon në këmbët e “bomberit”, Florent Hasani, i cili pason bukur një top te mesfushori Ardit Deliu, i cili me një goditje potente mposht portierin Chichkan. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: