Trajneri i Tiranës Ardian Mema tha pas ndeshjes se skuadra e tij duhet të zgjidhë takimin më shpejt ndërkohë që kreu i pankinës së Skenderbeut Ilir Daja deklaroi se mungesat e shumta ndikuan në këtë përballje.
Tirana shkëlqeu ndaj Skënderbeut duke fituar me rezultatin 3-1.
Një paraqitje mjaft e mirë e të besuarve të trajnerit Ardian Mema i cili nuk e fshehu lumturinë për fitoren e radhës por kërkon nga lojtarët ti mbyllin ndeshjet më shpejt.
Autori i golit të dytë për Tiranën, Grent Halili tha pas ndeshjes se bardh e blutë nuk janë favorite për titull si dhe theksoi se është momenti i duhur që të mundin Partizanin në derbi.
Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja tha pas ndeshjes se skuadra e tij nuk është në krizë pas dy humbjeve radhazi si dhe korçaret kanë si synim vendet e para të renditjes./ABC News Albania 24/7